Milan drejt revolucionit, formacion “galaktik” për sezonin e ri
Pas një sezoni zhgënjyes, te AC Milan pritet të nisë një epokë e re.
Klubi kuqezi po përgatitet për ndryshime të mëdha në merkato, ndërsa mediat italiane raportojnë për një revolucion të mundshëm në formacionin startues.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e Milanit pritet të jenë shumë aktivë gjatë afatit kalimtar të verës, me synimin për të rikthyer skuadrën në garën për titull dhe në majat e futbollit europian.
Emra të mëdhenj si Dusan Vlahovic, Robert Lewandowski dhe Luka Modric po lidhen me një transferim të mundshëm në “San Siro”, ndërsa edhe repartet e tjera mund të pësojnë ndryshime të rëndësishme, transmeton ORAinfo.
Në formacionin e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Milani projektohet me një ekip shumë ofensiv dhe me eksperiencë të madhe.
Sulmi përbëhet nga Vlahovic dhe Lewandowski, ndërsa në mesfushë spikat emri i veteranit kroat Luka Modric, i shoqëruar nga Anguissa dhe Adrien Rabiot.

Në mbrojtje pritet të ketë besim për Kim, Pavlovic dhe Gila, ndërsa Mike Maignan mbetet pika e referimit në portë.
Megjithatë, deri tani nuk ka asgjë zyrtare nga klubi. Shumë prej emrave mbeten në fazën e negociatave ose spekulimeve të merkatos, por është e qartë se Milani po mendon seriozisht për një rifreskim të madh të skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Tifozët kuqezi tashmë po ëndërrojnë një Milan të rikthyer në elitën europiane, ndërsa vera pritet të jetë vendimtare për ndërtimin e skuadrës së re. /ORAinfo/
