Tërmet te Milani: Iraola në negociata sekrete me Cardinale dhe Ibrahimovic!
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, kontakti mes Andoni Iraola dhe AC Milan po intensifikohet.
Takimi i parë mes palëve është zhvilluar më 15 maj në Londër, në praninë e Gerry Cardinale, Zlatan Ibrahimovic dhe Giorgio Furlani Calvelli, ndërsa një takim i ri po mbahet edhe në këto orë.
Pas sezonit zhgënjyes dhe ndryshimeve të mëdha në drejtimin e klubit, Milani po kërkon një trajner të ri për projektin e ardhshëm, raporon ORAinfo.
Iraola konsiderohet një nga kandidatët kryesorë falë stilit të tij ofensiv dhe punës së mirë me Bournemouth në Premier League.
Raportimet tregojnë se drejtuesit e rinj të Milanit, me Cardinale dhe Ibrahimovic në krye të projektit sportiv, e shohin trajnerin bask si profil ideal për “revolucionin” e ri kuqezi. /ORAinfo/
