Milan në aksion, po e transferon ‘bomberin’ qe po e çmend La Ligan
Toni Martinez ka zhvilluar një sezon fantastik me fanellën e Alaves në La Liga, duke spikatur në aspektin individual me 14 gola të realizuar në kampionat dhe katër të tjerë në Kupën e Mbretit.
Paraqitjet e mira të sulmuesit 27-vjeçar kanë tërhequr vëmendjen e Milanit.
Martinez konsiderohet një profil i përshtatshëm për repartin ofensiv të kuqezinjve, pasi përveç cilësive në fushë, ai ka edhe një kosto të arsyeshme transferimi.

Sulmuesi spanjoll nuk shihet si një superyll, por si një lojtar punëtor, efikas dhe i aftë për të shfrytëzuar rastet para portës.
Klauzola e largimit të tij nga Alaves arrin në 8 milionë euro, një shumë që Milani mund ta konsiderojë të përballueshme.
