Aksident i rëndë në rrugën Viti-Kllokot, tre persona dërgohen në spital

By Ora Info May 25, 2026 1 min read

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve sot rreth orës 13:15 në rrugën Viti-Kllokot.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia përmes zëdhënësit rajonal të Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Gjilanit.

“Më 25.05.2026 rreth orës 13:15 kemi pranuar informacion se në aksin rrugor Viti-Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në të cilin kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë lëndime të trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan. Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti”, deklaroi ai.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.