Njoftim me rëndësi nga Komuna e Prishtinës

By Ora Info June 5, 2026 1 min read

Nga data 06.06.2026, në intervalin 08:00–16:00, do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtina, për shkak të punimeve për instalimin e rrjetit të ri të ndriçimit publik.

Sipas njoftimit, punimet po realizohen nga operatori ekonomik i angazhuar dhe janë pjesë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës së ndriçimit në kryeqytet.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe shoferëve që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.

Punimet pritet të zgjasin gjatë orarit të paraparë, ndërsa trafiku do të rikthehet në normalitet pas përfundimit të tyre.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.