‘Pajtesa’ publikon imazhin me të bukur brneda shtëpisë
Aktorja Fiona Gllavica, e njohur për rolin e “Pajtesës” në serialin Çka ka shpija, ka ndarë së fundmi një moment nga jeta e saj personale.
Në një postim në Instastory, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet bashkëshorti i saj duke mbajtur në krahë vajzën e tyre.
Imazhi paraqet një moment familjar të qetë dhe të përditshëm.
Fotografinë, aktorja e ka shoqëruar me mbishkrimin “My vieë”, duke lënë të kuptohet rëndësia që ka për të kjo pamje në jetën e saj.

