‘Pushimet me të dashurin’, Sasa shfaqet vetë e dyta nga plazhi
Sa herë që vajzat e ekranit postojnë foto nga plazhi, pyetja e parë që lind natyrshëm është: “Kush ia bëri foton dhe me kë po pushon?”.
Të njëjtat dyshime u ngritën edhe për Sasa Hodën pasi ajo ndau disa pamje nga bregdeti duke shijuar detin. Por, para se rrjeti të niste të gjeneronte tituj për ndonjë romancë të re apo mashkull misterioz, Sasa mendoi t’i priste shkurt aludimet me shumë sportivitet dhe pa i lënë vend imagjinatës.
Ish-banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova po kalon disa ditë relaksi krah një tjetër emri shumë të njohur të të njëjtit format. Bëhet fjalë për shoqen e saj, moderatoren dhe finalisten e pestë të BBVK 4, Hygerta Sako.
Për të ironizuar kuriozitetin e tepruar rreth jetës së saj private dhe titujt e mediave, Sasa publikoi një selfie nga shezlongu me Hygertën, të cilës i vendosi mbishkrimin: “Pushimet me të dashurin”, bashkangjitur me një emoji duke qeshur me lot.
Duket qartë se dy ish-banoret kanë forcuar edhe më shumë miqësinë e tyre pasi u fikën dritat e shtëpisë më të famshme në Kosovë. Kështu që, për momentin nuk ka asnjë lajm për partnerë të rinj në horizont, vetëm dy mikesha të mira që po shijojnë suksesin e pas-reality show-t, rrezet e diellit dhe po bëjnë pak shaka me ndjekësit.

