E trishtë | 21-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesë në Prishtinë – dyshohet se ishte përdoruese e narkotikëve

By Ora Info May 21, 2026 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën paraditen e 21 majit, ku një vajzë 21-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 11:45 në rrugën “Evlija Çelebiu”, ku viktima B.B është gjetur e pajetë në banesë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe ekipi i Emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Sipas ekzaminimit fillestar, në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa rrethanat e sakta të vdekjes ende nuk dihen.

Megjithatë, sipas informatave fillestare që posedojnë autoritetet, 21-vjeçarja dyshohet se kishte qenë përdoruese e substancave narkotike.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe hetuesit rajonalë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda trupi është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.