Dhëndri dyshohet se e kapi për fyti dhe e hodhi mbi karrige vjehrrën në Mitrovicë

By Ora Info May 22, 2026 2 min read

Një incident familjar ka përfunduar me intervenim policor në Mitrovicën e Veriut, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e bashkëshortes së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 21 maj 2026 rreth orës 19:20 në rrugën “Çika Jovina”.

Policia është njoftuar për një rast dhune, ndërsa patrulla policore me të arritur në vendin e ngjarjes ka takuar të dyshuarin, viktimën dhe ankuesen.

Sipas informatave fillestare, i dyshuari S. B, që dyshohet të jetë dhëndri i viktimës, e kishte kapur për fyti vjehrrën e tij dhe më pas e kishte shtyrë duke e rrëzuar mbi një karrige.

Pavarësisht incidentit, viktima K. N. nuk ka pësuar lëndime trupore dhe ka refuzuar trajtimin mjekësor.

Palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa me udhëzim të Prokurorit kujdestar rasti është iniciuar si “Sulm”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.