Zhduken mbi 20 mijë euro nga shtëpia në Gjakovë, babai dyshon te djali: “Edhe më herët na ka vjedhur”

By Ora Info May 25, 2026 1 min read

Një rast i rëndë vjedhjeje brenda familjes ka tronditur një familje në Gjakovë, ku mbi 20 mijë euro dhe gjësende me vlerë dyshohet se janë zhdukur nga një shtëpi, ndërsa dyshimet e para bien mbi vetë djalin e familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ankuesi ( emër i njohur për Sinjalin) ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi kishte kuptuar se nga shtëpia i mungonin para dhe gjësende me vlerë të konsiderueshme.

Sipas deklarimit të tij, dyshimet kryesore janë mbi djalin e familjes ( emër i njohur për Sinjalin), për të cilin ka thënë se edhe më parë kishte kryer vjedhje brenda shtëpisë.

Sinjali mëson se pas zhdukjes së parave, i dyshuari është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti ka shkaktuar tension dhe tronditje te familjarët, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe lokalizimin e të dyshuarit.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.