E DHIMBSHME: Ky është i riu që u dërgua pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës

By Ora Info May 26, 2026 1 min read

Një person është dërguar pa shenja jete në orët e pasditës në QKMF në Malishevë.

IndeksOnline ka mësuar se personi që u gjet pa shenja jetë është 27 vjeçari Taulant Vrenezi nga fshati Marali i Malishevës.

Vdekjen e tij për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Ajo bëri të ditur se është inicuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor.

“Rreth orës 19:35, përmes linjës telefonike kemi pranuar informatën nga QKMF Malishevë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar pa shenja jete.

Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit. Është inicuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë Krasniqi.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.