Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del me njoftim

By Ora Info May 26, 2026 1 min read

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se kanë nisur para pak minutash një operacion shpëtimi në Malet e Sharrit, përkatësisht në zonën e majës së Lubotenit.

Pa dhënë shumë detaje, nga ShKShMK kanë thënë se informacione më të detajuara do të jepen me kohë.

“ShKShMK është duke e zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit , në zonën e majës së Lubotenit.

Për më shumë informata, ju informojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.