Djemtë e Enver Zymerit dhe Afrim Bunjakut rrugës për t’u bërë policë
Djemtë e heronjve Enver Zymeri dhe Afrim Bunjakut, Sokoli dhe Jetlumi, janë rrugës për t’u bërë policë.
Ata janë pjesë e gjeneratës së 63’të të Policisë së Kosovës.
Ka qenë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ai që e ka zbuluar këtë, përmes një video ku shihen dyshja.

“Në kuadër të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës janë edhe dy djemtë e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, Sokol Enver Zymeri dhe Jetlum Afrim Bunjaku. Sokoli dhe Jetlumi sot janë kadetë në këtë Akademi ndërsa pas diplomimit do të jenë zyrtarë policorë shembullor në shërbim të qytetarëve tanë dhe në mbrojtje të Republikës sonë”, ka shkruar Kurti.
