E dhimbshme: Ky është 47-vjeçari që vdiq pas aksidentit mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së

By Ora Info May 26, 2026 1 min read

Një aksident i rëndë që ndodhi sot në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë i ka marrë jetën Liman Gjokës nga Drenasi, raporton Sinjali.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur familjarët dhe të njohurit, ndërsa ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në aksidentin ku u përfshinë një automjeti dhe një kamionetë e FSK-së.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se viktima ishte një 47-vjeçar.

“Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa rreth orës 18:30 jemi njoftuar që njëri prej të lënduarve, mashkull i moshës madhore 47 vjeç, si pasojë e lëndimeve nga ky aksident ka ndërruar jetë. Njësia Rajonale e Trafikut Rajonal ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për trajtimin e rastit”, tha ajo.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.