Bëhuni gati për temperatura të larta, ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit

By Ora Info May 27, 2026 1 min read

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasditës në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme , me shpejtësi prej 15-35 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.