Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës

By Ora Info May 27, 2026 1 min read

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar festën e Kurban Bajramit nga qyteti i shenjtë i Mekës.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj uroi besimtarët myslimanë për më shumë begati, shëndet, harmoni dhe mirësi në familjet e tyre.

“Kurban Bajrami është kujtesë për sakrificën, përkushtimin ndaj Zotit, solidaritetin me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë. Shoqëria bëhet më e fortë kur njerëzit ndajnë jo vetëm gëzimin, por edhe dhembjen dhe përgjegjësinë për tjetrin. Festa si Kurban Bajrami na rikujtojnë vlerat që i kemi mbajtur gjallë ndër shekuj: besimin, familjen, mikpritjen dhe respektin për njëri-tjetrin”.

“Jam veçanërisht i nderuar që këtë festë ta pres në Mbretërinë e Arabisë Saudite me ftesë të Mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud, në vendin ku miliona besimtarë nga e gjithë bota bashkohen në lutje, përulësi dhe paqe. Gëzuar Kurban Bajramin! Zoti sjelltë paqe, mirësi dhe begati në çdo vatër shqiptare!”, ka shkruar ai.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.