Dy vetura u përplasën, njëra ra nën urë – policia jep detaje për aksidentin në Dollc të Klinës
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pasditen e së mërkurës te ura në Dollc te Klinës, ku si pasojë një nga veturat ka rënë në humnerë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Spitali Rajonal i Pejës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Gashi bëri të ditur se hetuesit e aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.
“Rreth ores 17:20 policia është njoftuar për një aksident në Dollc ku kanë qenë të perfshira dy vetura. Njëra prej tyre kur jane aksidentuar ka renë poshtë urës. Shtatë persona kanë marrë lendime dhe janë derguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Hetuesit e aksidenteve kane dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit”, tha Gashi.
