Dy të lënduar në aksidentin me kamionetë në rrugën Prizren-Prishtinë – bllokohet njëri shirit i lëvizjes

By Ora Info May 30, 2026 1 min read

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, në rrugën Prizren–Prishtinë, ku një kamionetë e ngarkuar me mall është rrokullisur.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se në aksident është përfshirë vetëm një kamionetë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.

“Njësia e trafikut e autostradës është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes. Njëri shirit i lëvizjes është bllokuar përkohësisht”, ka deklaruar Krasniqi.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.