Kosova voton sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

By Ora Info June 7, 2026 1 min read

Qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen sot kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare në 18 muajt e fundit në Kosovë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025.

Zgjedhjet e reja u shpallën pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjidhte presidentin e ri brenda afatit kushtetues, duke futur vendin në një tjetër krizë politike.

Mbi dy milionë qytetarë të Kosovës kanë të drejtë vote në zgjedhjet e sotme.

Janë 949 qendra të votimit, me gjithsej 2.550 vendvotime në të gjithë Kosovën.

Qytetarët do të mund të votojnë për njërën nga 21 subjektet politike në garë, të cilat kanë gjithsej 902 kandidatë për deputetë.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.