Dëmtohen shkronjat e UÇK-së në Çyçavicë

By Ora Info May 30, 2026 1 min read

Janë dëmtuar shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Çyçavicë.

Kështu ka njoftuar faqja e fshatit Sibofc të komunës së Obiliqit, ku sipas tyre, dëmtimet janë shkaktuar nga persona të panjohur, ndërsa përmasat e tyre janë të tilla që kërkohet ndërhyrje për sanimin e tyre.

Ata kanë bërë thirrje që rasti të trajtohet me seriozitet nga organet e rendit dhe të hetohen rrethanat e dëmtimit.

Lidhur me rastin, gazeta ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.