E trishtë: Një i vdekur nga aksidenti mes dy veturave në Ramnishtë të Vitisë, policia jep detaje

By Ora Info May 28, 2026 1 min read

Një aksident trafiku ndërmjet dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Viti – Ramnishtë.

Si pasojë e aksidentit, një 70-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar për trajtim mjekësor.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i njëjti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë duke u zhvilluar nga hetuesit rajonalë të aksidenteve të trafikut të Policisë së Kosovës në Gjilan.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj drejtuesit tjetër të automjetit të caktohet masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.