Ky është personi që u qëllua për vdekje sot në Prishtinë, emër i njohur për policinë

By Ora Info May 27, 2026 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri dyshohet se ka mbetur i vrarë Agron Hajdari, rreth 40-vjeçar, i njohur me nofkën “Radulla”.

Indeksonline mëson se viktima ishte emër i njohur për policinë.

Lajmin për vrasjen e nje personi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Enis Pllana.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Pllana.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.