Publikohet foto, ky është i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme të ‘Radullës’ në Bregun e Diellit

By Ora Info May 28, 2026 2 min read

Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla” ka mbetur i vdekur mbrëmë në lagjen Bregu i Diellit, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Gazeta Online Reporteri.net mëson se i dyshuari për rastin është Arblind Pireva, i cili vazhdon të jetë në arrati.

FOTO: I dyshuari Arblind Pireva

Gjithashtu, mediumi merr vesh se viktima dhe i dyshuari jetojnë në të njëjtën lagje, ku dhe ka ndodhur vrasja.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, ku kanë bërë të ditur se janë siguruar video-incizimet nga kamerat e sigurisë, të cilët do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

“Menjëherë pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Prokurori Kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, si dhe njësitet e tjera relevante, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Në kuadër të këtyre veprimeve është mundësuar edhe sigurimi dhe analizimi i video-incizimeve nga kamerat e sigurisë, të cilët do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia K9, me qëllim të gjurmimit të lëvizjeve të personit të dyshuar dhe viktimës. Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Insititutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, në media u raportua se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për një borgj 300 euro.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.