Aksident në Fushë-Kosovë: Treni përplaset me veturë

By Ora Info May 23, 2026 1 min read

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në Fushë-Kosovë, ku një tren ka goditur një veturë në rrethana ende të paqarta.

Nga vendi i ngjarjes janë publikuar edhe pamje të aksidentit, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar.

Gazeta ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për të marrë detaje zyrtare lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.