Ekzekutimi i 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët, ministria del me njoftim
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, njofton që është ekzekutuar mbështetja e njëhershme për fëmijët në vlerë 100 euro.
Po ashtu është ekzekutuar edhe mbështetja e njëhershme prej 100 euro për pensionistët.
Qeveria në detyrë javën e kaluar e ka miratuar pakon për përballje me inflacionin.
Sipas vendimit, pensionistëve, fëmijëve, studentëve e të punësuarve në sektorin jopublik do t’u ndahen nga 100 euro.

